MOTI I DITËS: Temperaturat drejt zeros, a priten reshje në 24 orët e ardhshme?

Vendi ynë do të mbizotërohet në 24 orët e ardhshme nga temperatura të ulëta, por do të mungojnë reshjet e shiut ose të dëborës.

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite.

Në orët e pasdites pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin, por më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërishr rritjenë të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com