Ministri Balla: Armëmbajtja pa leje, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se armëmbajtja pa leje është një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit.

Ndër të tjera, Balla shprehet se Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjesit të djeshëm goditjen me vendosmëri të këtij fenomeni përmes operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit”.

“Armëmbajtja pa leje është gjithmonë një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe një arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është gjithashtu burim potencial i krimeve të rënda kundër personit.”

“Prandaj Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjeszit të djeshëm goditjen me vendosmëri të këtij fenomeni përmes operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit”,- u shpreh  Balla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com