Meta i shkon në zyrë Berishës, çfarë po ‘kurdis’ opozita e grupimit ‘Bashkë Fitojmë’ pas incidenteve në Kuvend?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e selisë blu po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Bëhet me dije se ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i PL Petrit Vasili.

Ky është takimi i parë kokë më kokë që Berisha dhe Meta zhvillojnë së bashku që pas nisjes së hetimeve nga SPAK për ish-kryeministrin.

Në deklarata e dhëna publike kreu i PL ka dhënë mbështetjen ndaj Berishës, duke iu bashkuar mbrojtjes së tij politike se SPAK është i kapur nga kryeministri Rama.

Duket se takimi mes dy liderëve vjen në kohën kur Rithemelimi po organizon aksionin opozitar.

Agjenda e opozitës duket se është tema që mund të ketë bërë bashkë krerët e partive të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *