Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e selisë blu po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Bëhet me dije se ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i PL Petrit Vasili.
Ky është takimi i parë kokë më kokë që Berisha dhe Meta zhvillojnë së bashku që pas nisjes së hetimeve nga SPAK për ish-kryeministrin.
Në deklarata e dhëna publike kreu i PL ka dhënë mbështetjen ndaj Berishës, duke iu bashkuar mbrojtjes së tij politike se SPAK është i kapur nga kryeministri Rama.
Duket se takimi mes dy liderëve vjen në kohën kur Rithemelimi po organizon aksionin opozitar.
Agjenda e opozitës duket se është tema që mund të ketë bërë bashkë krerët e partive të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.