Mediat italiane: Shqipëria, gati për titullin e “Mbretëreshës së Turizmit 2024”

Mediat italiane vijojnë t’i bëjnë jehonë Shqipërisë, pas një sezoni tepër pozitiv në fushën e turizmit gjatë këtij viti.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale, artikullin e “Gazzeta del Mezzogiorno”, sipas së cilës, Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e Mbretëreshës së Turizmit 2024.

Ndër të tjera, në artikull flitet për për rekordin e shënuar në vitin 2023 me numrin e lartë të turistëve.

Sipas medias italiane, Shqipëria propozohet jo vetëm për detin, por dhe kulturën e historinë e saj.

“Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e Mbretëreshës së Turizmit 2024.’’ Kështu shkruan media italiane “Gazzeta del Mezzogiorno”, ndërsa flet për rekordin e shënuar në vitin 2023 me numrin e lartë të turistëve, duke pasqyruar edhe të dhënat nga sektori privat që tregojnë për një rritje me 35% të kontratave të turizmit të organizuara për vitin e ardhshëm.

Shqipëria propozohet, jo vetëm për detin por edhe për kulturën dhe historinë e saj, e ku tashmë me fluturimet e lira dhe të shpeshta me Ryan Air, Air Albania, Ita, WizzAir, plus tre porte janë minimizuar distancat mes Italisë dhe Shqipërisë. Në artikull vlerësohen si faktor suksesi edhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria si për shembull, ajo me ITB Berlin, panairin më të madh botëror të turizmit, ku Shqipëria do të jetë zyrtarisht vendi i nderit për vitin 2025″, shkruan Rama në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com