Mediat italiane/ Prapaskenat e marrëveshjes me Italinë për emigrantët në Shëngjin: Shqipëria nuk do të përfitojë fonde

Mediat italiane, konkretisht Corriere della Sera ka zbuluar detaje lidhur me marrëveshjen e firmosur sot mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Georgia Meloni, sa i përket emigrantëve që do të shpëtohen në det.

Meloni tha se një qendër pritjeje për emigrantët do të ndërtohet në Portin e Shëngjinit dhe pritet të hapet pranverën e ardhshme.

Media italiane ka zbuluar se marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por ekskluzivisht për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

Strukturat e krijuara do të mund të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë emigrantë, duke parashikuar rreth 39 mijë emigrantë në vit “për të përfunduar me shpejtësi procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil apo riatdhesimin e mundshëm”.

Strutkurat do të ngrihen në portin e Shëngjinit, ndërsa sipas asaj që shpjegohet nga burimet e Palazzo Chigi, nuk parashikohet asnjë kompensim ekonomik në favor të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com