“Më ka para borxh”/Stresi tallet me Julin, nxjerr eurot në video: Eja merri

Komentet virtuale mes Stresit dhe Juliana Nurës nuk kanë fund. Pas deklaratës së Julianës, e cila e quajti Stresin ‘gënjeshtar’, duke e akuzuar se nuk i ka dhënë paratë që i kishte premtuar, ka reaguar ky i fundit.

Përmes një ‘instastory’, Stresi, i tregon paratë që sipas Julit ia kishte borxh. Duke qeshur, ai kthen kamerën nga tavolina, ku ka rreshtuar paratë.

Gjylfidane. Eja eja. Ti jap 30 mijë euroshin që ti kam premtuar në ‘BBV’. Edhe je forca e femrës, femrat shqiptare mbështeten tek ty dhe tek qeni jot’– thotë Stresi në video

Kujtojmë se Stresi, një ditë më parë tha se Xhuli nuk e ka merituar fitoren e “Big Brother VIP Kosova”, sepse sipas tij modelja nuk ka qenë e sinqertë gjatë qëndrimit në këtë shtëpi, duke gënjyer për histori të ndryshme.

Ndërsa, përmes një postimi në InstaStory, Juliana i hodhi poshtë akuzat e reperit duke thënë që të gjithë e dinë se ai është një djalë që pin lëndë narkotike nëpër rrugicat e Tiranës.

Paska komentuar ky shoku im Stresi. Të gjithë e dim që ai është një djalë që pi bar nëpër skutat e Tiranë. Askush nuk e do, nuk është këngëtar e s’ka as karrier. Ka përdorur shëndetin e ish gruas se tij, për loje. Ka përdorur historitë tona private për lojë. M’i ka premtuar publikisht 30 mijë euro pasi të dalim nga BBVK, nuk ka ndodh kjo. Ai është rrenc, gjithë i kam thënë ‘rrenc’. Bëri një bashkëpunim nga shoku u vet që u bë i famshëm. Ky person njihet vetëm për këto pallavrat nëpër Tiranë. Ky person nuk e di që kauza ime është për gruan, është botërore dhe jo vetëm e imja. Historia ime nuk është e rreme, kur je i paaftë je i paaftë, çfarë të bëj unë me këtë person. Të gjithë e dinë kush është fituesja e publikut”, tha Juliana Nura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *