Mbajti mbi 16 orë në dhomat e paraburgimit të shoqëruarin, edhe pas verifikimit, pezullohet nga detyra oficeri i Vlorës

Ronaldo Korbi me detyrë oficer i policisë gjyqësore në komisariatin e trafiqeve në DVP Vlorë është pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre.

Sipas burimeve në prokurori, Korbi akuzohet se pasi ka shoqëruar në komisariat Xh.M. i dyshuar për veprën penale “trafikim i mjeteve motorike”.

Pas shoqërimit të tij Xh.M. është mbajtur mbi 16 orë në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Sarandës edhe pse ishte verifikuar mjeti, sërish oficeri Korbi e ka mbajtur të shoqëruar jashtë çdo afati kohor.

Menjëherë ky rast është referuar pranë Prokurorisë Sarandë ku prokuroria ka kërkuar pezullimin e tij nga puna pasi e ka mbajtur te shoqëruar më shumë për 16 orë dhe nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim për rastin e shoqërimit të tij kërkesë e cila është pranuar dhe nga gjykata./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *