Barku i rrumbullakosur, Hailey dhe Justin në pritje të bebushit të parë

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Çifti e bëri të ditur lajmin në një postim në Instagramin e të dyve, ku kanë shpërndarë një video të ëmbël si dhe foto ku Hailey shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Spekulimet për shtatzëninë e Hailey kanë nisur që nga korriku i vitit 2023, kur një video e çiftit duke u shoqëruar me miqtë u bë virale.

“E di që je shtatzënë, por…” tha një mik në pamjet e paparacëve përpara se Justin, t’i largonte. ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *