Mashtroi për “padinë” ndaj Olsi Ramës”/ Juristi: SPAK të thërrasë Bardhin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Prokuroria e Posaçme nuk ka regjistruar kallëzimin e Olsi Ramës për akuzën e kallëzimit të rreme ndaj Gazmend Bardhit, pas akuzave publike të këtij të fundit për përfshirje të vëllait të kryeministrit në grupin e trafikut të kokainës se Xibrakës.

SPAK e argumentoi këtë mos regjistrim me faktin se sipas tij Gazment Bardhi deri më tani nuk ka depozituar ndonjë kallëzim në drejtim të Olsi Ramës.

Lidhur me këtë situatë, ka folur shkurtimisht në “Tirana Live” dhe juristi Romeo Kara, i cili ka deklaruar se Bardhi nuk bërë kallëzim.

Ai ka theksuar se SPAK duhet ta thërras Bardhin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan më datën 9 prill dhe për paligjshmërinë që ka kryer.

Në radhë të parë SPAK-u duhet ta thërrasë zotin Bardhi për krimin në Elbasan dhe për paligjshmërinë që ka kryer. E dyta, nuk e kam parë kallëzimin, po nëse i është refuzuar ka të drejtë të shkojë në gjykatë.

Nuk mendoj që zoti Bardhi meriton sekondat e emisionit tuaj, se është një gjë e pavlerë”, tha ndër të tjera Kara./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *