Braçe ironizon Metën: Zgjedhjet në PS këtë të premte. S’do jenë si ato që u shpall president pa bërë zgjedhjet

Deputeti socialist Erion Braçe tregoi se zgjedhjet në PS do të mbahen këtë të premte dhe të shtunë dhe nuk do tëb jenë si ato në Partinë e Lirisë, ku Meta u vetëshpall president pa u mbajtur zgjedhjet akoma.

‘Zgjedhjet në PS janë këtë premte dhe këtë të shtunë dhe janë reale 1 anëtar, 1 votë, jo si ajo partia kishe këtu në studio, që u shpallë president dhe zgjedhjet nuk ishin shpallur akoma dhe ndërkohë që ka shpallur zv.president’, tha Braçe.

Nga ana tjetër Braçe thotë se publikut nuk i intereson se kë lëshoi Rama apo kë mbron, por qyterarëve u intereson marrja e dokumentave në kohë pa korrupsion.

‘Ky është një muhabet që nuk i inetersoin askujt pas kamerave, i intereson marrja shpejt e dokumentave, i intereson Kadastra. I intereson prokurimet publike, që kthehen në investime publike’, shtoi ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *