Luftimet në Rripin e Gazës, vritet djali i ministrit izraelit

Djali i ministrit izraelit dhe ish-shefit të ushtrisë Gandhi Eisenkot ka mbetur i vrarë sot në luftime në Rripin e Gazës.

Anëtarët e partisë së Eisenkot dhe Gantz iu bashkuan qeverisë izraelite nën drejtimin e kryeministrin Benjamin Netanyahu, me formimin e një qeverie emergjente të formuar pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi dhe shpalljes së luftës së Izraelit ndaj lëvizjes palestineze.

Ushtria izraelite nuk dha detaje të sakta për vdekjen e 25-vjeçarit Gal Meir Eisenkot, duke thënë vetëm se ai u vra në luftime në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Në një mesazh ngushëllimi, Netanyahu tha se ishte i shkatërruar nga vdekja e djalit të ministrit izraelit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com