DETAJE nga vrasja në Fier/ Autori e qëlloi Elton Javorin nga makina, 41-vjeçari iu kundërpërgjigj të shtënave me armë, e

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i djeshëm në Fier, ku viktimë mbeti 41-vjeçari Elton Javori. Burime bëjnë me dije se Javori i është kundërpërgjigjur me armë zjarri autorit, i cili nuk është prekur nga plumbat.

Por Agim Gashi i është afruar pranë mjetit tip “Porsche”, me të cilën po lëvizte 41-vjeçari dhe pasi është vënë paralel me të, e ka qëlluar me pistoletë, ndërsa plumbi që e kapur në  kokë i ka marrë jetën në vend.

Gjithashtu mësohet se pranë viktimës është gjetur edhe arma pistoletë me të cilën iu kundërpërgjigj të shtënave të autorit.

Elton Javori u ekzekutua në atentatin e djeshëm në mes të qytetit të Fierit nga autori i dyshuar Agim Gashi, i cili ndodhet në kërkim nga Policia. Ai e ndoqi viktimën, duke iu afruar me makinë dhe sapo u ndesh paralel me të, e qëlloi me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Motivi i vrasjes së tij ende mbetet i paqartë për Policinë, ndërsa në medie përflitet se dyshohet që ngjarja ka lidhje me prishjen e një krushqie mes personave të afërt të dy familjeve.

Javori kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri dhe se nuk kishte precendent penalë. Ndërsa autori i vrasjes njihet si përdorues droge por nuk është skeduar për precedentë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com