Kush është 19-vjeçarja nga Shkupi që po mbahet peng nga Hamasi?

Mes pengjeve të grupit terrorist të Hamasit është edhe një vajzë nga Shkupi. Naama Levy një 19-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është rrëmbyer më 7 tetor gjatë sulmit që grupi terrorist kreu në Izrael.

Informacionin e ka dhënë Rashel Levy Drumer, profesoreshë në Izrael, e cila është me origjinë maqedonase dhe e cila është e përfshirë në përpjekjet për lirimin e vajzës.

“Zoti Shaul Levy, i cili ka rrënjë maqedonase, më telefonoi dhe kërkoi që të ndihmojmë në çfarëdo mënyre për lirimin e mbesës së tij. Ajo është një aktiviste paqeje, por u rrëmbye dhe u dërgua në Gaza. Ka prova dhe një video të saj”, tha profesor Drummer. Familja e saj ka bërë thirrje për ndihmë për të shpëtuar 19-vjeçaren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *