Industria e filmit në rrezik jetik, përfundon pas 118 ditësh greva e aktorëve të Hollivudit

Greva e thirrur nga aktorët e Hollivudit përfundon pas 118 ditësh, pas demonstratave dhe betejave të gjata për të realizuar kërkesat e tyre, u arrit një marrëveshje paraprake midis përfaqësuesve të sindikatës dhe studiove.

Industria amerikane e filmit nuk ishte ndalur kurrë për kaq shumë kohë, aq sa pasojat e kësaj ndalese tashmë ishin veçanërisht të dukshme dhe po e rrezikonin seriozisht të gjithë sektorin audiovizual, si në kinema ashtu edhe në TV.

Nënshkrimi i marrëveshjes i jep fund grevës

Në një deklaratë të lëshuar nga përfaqësuesit e SAG AFTRA, është arritur një marrëveshje paraprake e cila i jep fund efektivisht grevës që filloi më 13 korrik. Në shënimin e shtypit thuhet: “Në një votim unanim sot pasdite, Sag-Aftra TV / Teatrale Komiteti ka miratuar një marrëveshje paraprake me AMPTP duke i dhënë fund grevës 118 ditore. Greva përfundon zyrtarisht në një minutë pas mesnate të së enjtes, 9 nëntor.”

Marrëveshja, do të duhet të miratohet nga anëtarët e sindikatës dhe do të mbërrijë në këshillin kombëtar të premten për të marrë miratimin përfundimtar, por përfaqëson një hap përpara në një situatë ngërçi që po krijonte mjaft probleme për industrinë. Marrëveshja e parashikuar është për një periudhë tre vjeçare, e arritur deri në orën 17:00 të së mërkurës së 8 nëntorit, afat në të cilin Studiot kishin deklaruar se kërkonin të dinin synimet e sindikatës së aktorëve, në lidhje me negociatat që vazhdonin prej javësh.

Çfarë parashikon marrëveshja

Marrëveshja, sipas asaj që u raportua nga shtypi  amerikan, do të arrinte në një miliardë dollarë dhe parashikon rritje dukshëm më të madhe të pagave se ato të marra nga sindikatat e tjera, ajo që do të quhej tarifë frekuentimi për transmetim dhe në fund një rregullore për përdorimin e inteligjence artificiale. Kësaj i shtohen kufijtë më të lartë për sigurimin pensional dhe shëndetësor, kompensim më të lartë për shtesat, si dhe dispozita kontraktuale të hartuara me qëllim mbrojtjen e komuniteteve të ndryshme. Në rast të nënshkrimit të marrëveshjes, kontrata e re duhet të hyjë së shpejti në fuqi, por nëse kjo nuk ndodh, negociatat sindikaliste do të vazhdojnë me AMPTP-në, aleancën që bashkon studiot tradicionale dhe platformat e transmetimit/Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *