“Kush do e zëvendësojë Arbanën në Big Brother”, reagimi i moderatores pas aludimeve për përplasje me drejtuesit e TCH

Arbana Osmani ka reaguar një ditë pasi qarkulloi lajmi se këtë vit “Big Brother VIP 3” mund të mos moderohej nga ana e saj.

U raportua se ajo ka pasur disa përplasje me drejtuesit e televizionit dhe këtë vit prezantimi i formatit mund të mos i besohej asaj.

Sipas atyre që qarkullon në media, reality-shoë mund të moderohej nga Ledion Liço ose Bora Zemani.

Teksa ende nuk dihet sa të vërteta janë këto zëra që po qarkullojnë, ditën e sotme është vënë re se Arbana dhe Ledioni nuk ndiqen më në Instagram.

Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, por në këtë mënyrë ata i kanë hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Kur rrjeti po zien mbi këtë lajm dhe ka nisur pyetja “Kush do e zëvendësojë Arbanën”, kjo e fundit ka reaguar indirekt dhe me stil, siç ajo di ndaj këtyre lajmeve. Arbana ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet duke pirë kafe dhe jo kafe dosido, por Lori Caffe, që është në pronësi të Lori Hoxhës. Një veprim që nuk besojmë se ka ardhur rastësisht nga Arbana në këtë vorbull lajmesh.

Mesazh domethënës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com