Kriza klimatike/ Të rinjtë në tryezë me ministritë: Jemi të gjithë të rrezikuar, na përfshini në veprimet për klimën

Ndryshimet klimatike janë një kërcënim real për të gjithë ne, por në mënyrë të veçantë për fëmijët dhe familjet më në nevojë. Kriza klimatike thellon pabarazitë si dhe kërcënon në mënyrë direkte zhvillimin, arsimimin cilësor dhe askesin e fëmijëve në shërbimet e nevojshme.

Si aktorë të rëndësishëm që mund të ndërmarrin veprime dhe nisma në komunitetet ku ata jetojnë për të adresuar emergjencën e ndryshimeve klimatike, 40 fëmijë dhe të rinj nga Tirana, Kamza dhe Durrësi kanë zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.
Aktiviteti që përkon edhe me javën e #COP28 (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike), u organizua nga World Vision Albania dhe u moderua nga Prof.Assoc. Mihallaq Qirjo, ndërsa në qendër të diskutimit ishin vetë fëmijët dhe të rinjtë, si dhe veprimet konkrete që ata duhet të ndërmarrin në drejtim të klimës dhe mjedisit.

Shqipëria ka përjetuar ndryshime të dukshme klimatike gjatë dekadës së fundit, të karakterizuara nga rritje e temperaturave (me një rritje mesatare 1°C që prej 1960) dhe luhatje të reshjeve, të cilat kanë përforcuar rrezikun e stuhive të shpeshta, përmbytjeve dhe zjarreve. Luhatje të tilla ndikojnë në sektorë si bujqësia, uji, energjetika dhe shëndetësia (World Bank Group, 2021).

Këto ndryshime, sipas një studimi të World Vision Albania, shihen si alarmante nga 52% e të rinjve shqiptarë, të cilët raportojnë se ato ndikojnë negativisht në shëndetin mendor, duke nënvizuar depresionin (40.3%), ankthin (47.6%) dhe problemet e gjumit (50.8%).

Përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve në hapat që do të ndërmerren nga nga institucionet kombëtare dhe lokale është kyçe në parandalimin e efekteve negative të ndryshimeve klimatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *