Trupat ruse kanë nisur sulmet kundër Avdiivka që prej një muaji dhe po tentojë të rrethojnë këtë qytet në Ukrainën Lindore. Zëdhënësi i ushtrisë Ukrainase, Oleksandr Stupun bëri me dije se qëllimi i Rusisë është të marrin në kontroll një fabrikë industriale të rëndësishme strategjike. Ndërkohë theksohet se të paktën dy civilë janë vrarë.
“Fabrika është e rëndësishme” për forcat ruse, por aktualisht mbetet nën kontrollin e Ukrainës”, ka thënë ai.
Në Kherson gjithashtu luftimet janë gjithashtu të ashpra, një burrë u vra në Kintyika nga predhat e artilerisë ruse, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin.
Gjithashtu ai njoftoi se një tjetër person u vra dhe pesë u plagosën nga një sulm rus në fshatin Novoraisk.