Kërcënon Noka: Ne të hidhemi në fyt, si mace! Parlamentin do ta shihni në flakë shumë shpejt

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike nga radhët e Rithemelimit, Flamur Noka i ftuar në “Open” në News 24, kërkoi nga mazhoranca reflektim pasi në të kundër siç tha ai, Parlamenti do të jetë në flakë.

“A zgjodhëm ne që me dëshirë të bëjmë këtë që po bëjmë apo na detyruan? Edhe macen po ta çosh te cepi i murit nuk ka çfarë bën tjetër përveç se të hidhet në fyt. Këtë na kanë bërë ne. Na kanë asgjësuar çdo të drejtë demokratike. Mos provoko se atë Parlament do ta shohësh në flakë shumë shpejt dhe jo vetëm atë Parlament. Po nuk reaguan dhe reflektuan jo vetëm atë Parlament”, tha ai.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *