I riu nga Librazhdi tenton vetëvrasjen në Angli, detaje nga ngjarja e rëndë: Ishte në pritje të dëbimit për në Shqipër

Një i ri nga Librazhdi është gjetur në dhomë i varur me çarçafë, veprim të cilin e kishte ndërmarrë 20 minuta përpara se të zbulohej nga shoku i dhomës.

Të afërm të 38-vjeçarit tha se ai ishte kapur në një shtëpi bari në Londër. Kanë qenë kushtet e vështira të cilat e kanë detyruar 38-vjeçarin të largohet nga Shqipëria.

Janë publikuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku një emigrant shqiptar në Angli është duke luftuar për jetën, pas një tentative vetëvrasjeje në qendrën e mbajtjes të azilkërkuesve Brook House pranë aeroportit Gatwick.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin, me iniciale, A.D, me origjinë nga Librazhdi i cili kishte mbërritur në Angli një vit më parë me gomone.
38-vjeçari prej 10 ditësh mbahej në këtë qendër emigrantësh me qëllim dëbimin nga Anglia dhe rikthimin në Shqipëri. Kjo dyshohet se ka qenë edhe një ndër arsyet pse i riu ka tentuar vetvrasjen.

Tch shkruan se: “Mjekët kanë dhënë shumë pak shpresë pasi ka dëmtime të forta të tru nga tentativa e vetëvrasjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com