I akuzuar për korrupsion zgjedhor, nis seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Ka nisur në GJKKO seanca paraprake për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, pas mbylljes së hetimeve nga SPAK. Kryebashkiaku akuzohet për korrupsion zgjedhor, në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2020.

Sipas asaj që është bërë e ditur në media, ekziston një përgjim elektronik mes një qytetareje dhe kandidatit për kryebashkiak, i cili ndërhynte për të mos i shkëputur energjinë elektrike, në këmbim të votave.

Memolla nuk është paraqitur sot në gjykatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com