Gypsy Rose tregon mësimin më të madh që ka marrë pas lirimit nga burgu

Çdo fazë në jetë ofron një mundësi për mësime të reja. Dhe lirimi nga burgu nuk është përjashtim për Gypsy-Rose Blanchard. Kjo u deklarua nga ajo teksa po intervistohej për serinë e saj dokumentare ‘Rrëfimet në burg’.

Blanchard u lirua nga burgu në dhjetor 2023, pasi kreu tetë vjet nga dënimi i saj 10-vjeçar. Ajo ishte vënë pas hekurave për komplot për të vrarë nënën e saj, Dee Dee Blanchard në vitin 2015, e cila e kishte nënshtruar vajzën e saj në vite të tëra procedurash të panevojshme mjekësore.

Duke folur në panelin “An Evening with Lifetime: Conversations On Controversies”, Gypsy tha:

“Unë mendoj se mësimi më i madh që kam mësuar është të marr kohën time. Për shkak se mendoj shumë shpesh, gjithashtu emocionohem për lirinë dhe kështu mendoj se nxitoj për të bërë gjëra, dua t’i bëj të gjitha, kështu që thjesht po mësoj të marr kohën time.”

Blanchard pranoi se ka pasur dhimbje gjatë muajve të parë jashtë burgut.

“Këto katër muajt e fundit janë përballur me sfida dhe ulje-ngritje. Por kjo është jeta, apo jo? Kështu që unë thjesht po e shijoj atë.”

Katër muajt që nga lirimi i saj kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre. Kujtojmë se së fundmi Blanchard njoftoi ndarjen e saj nga burri i saj Ryan Scott Anderson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *