Gjykata ndërkombëtare vendos se Zvicra ka shkelur të drejtat e njeriut në çështjen e klimës të ngritur nga 2,000 gra

Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut vendosi të martën në favor të rreth 2 mijë të moshuara zvicerane të cilat kishin ngritur padi ndaj qeverisë së tyre, duke argumentuar se Gjeneva nuk kishte ndërmarrë përpjekjet e duhura për të luftuar ndryshimet klimatike, duke i vendosur gratë në fjalë përballë rrezikut të humbjes së jetës gjatë valëve të të nxehtit.

Vendimi I gjykatës së lartë  vendos kështu një precedent për mënyrë si disa gjykata duhet të adresojnë proceset gjyqësore në rritje në lidhje me ndryshimet klimatike që bazohen në shkeljen e të drejtave të njeriut.

Sipas gjykatës, qeveria zvicerane kishte shkelur të drejtën e njeriut për një jetë private dhe familjare duke dështuar në zbatimin e një serë politikash për adresimin e ndryshimeve në fjalë.  Qeveria zvicerane dështoi edhe në caktimin e sasisë së kufizimeve të emetimeve kombëtare të gazrave të efektit serë si dhe në përmbushjen e qëllimeve për reduktimin e këtyre emetimeve, duke mos ndërmarra masat e duhura, shkruhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi, i cili nuk mund të apelohet, detyron qeverinë zvicerane të  ndërmarrë më shumë veprim në drejtim të reduktimit të emetimeve të gazrave të efektit serë. Ai gjithashtu mund të ndikojë në ligjin përkatës në 46 vende të kontinentit evropian.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *