GJKKO merr vendim: Sali Berisha në arrest shtëpie me policë tek dera, i ndalohet komunikimi

Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të ruhet me policë në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Me vendimin e sotëm gjyqtarja Irena Gjoka pranoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” në arrest shtëpie dhe urdhëron SPAK dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ta kontrollojnë.

Drejtoria e krimit ekonomik i policisë së shtetit mori urdhrin e ekzekutimit dhe do i drejtohet banesës në rrugën”Mustafa Matohiti” .

Vetë Berisha nuk kishte caktuar asnjë aktivitet politik ndërsa Luçiano Boçi ka njoftuar konferencë.

Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, mbi territorin e kompleksit sportiv është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *