Gjendet një trup i groposur në Konispol, policia “blindon” zonën

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të martë në Konispol. Një trup i pajetë është gjetur i groposur në afërsi të fshatit Xarrë.

Mësohet se trupi nuk ishte i dekompozuar plotësisht, ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, apo rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa mësohet se pjesa e trupite gjetur është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që pritet të mbërrijnë nga Tirana ditën e nesërme në Sarandë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com