Françeska në dorë “Kutinë e Pandorës”/Ja cilët shkuan në nominim

Në “Prime-n” e djeshëm, “Kutia e Pandorës” ra në dorë të Françeskës, ku kjo e fundit fillimisht zhvilloi një telefonatë me bashkëshortin e saj dhe më pas zgjodhi 3 banorë për të dërguar në nominim për mbrëmjen e së shtunës.

Rikujtojmë që Heidi ishte e përfshirë në këtë nominim pas zgjedhjes që Egla bëri pak ditë më parë teksa vuri Romeon dhe Heidin përballë njëri-tjetrit ku Romeo u shpall finalisti i parë i këtij edicioni.

E kështu Françeska në nominimin e së shtunës zgjodhi të rrezikonte dhe veten, duke përfshirë gjithashtu Rozën dhe Erjolën.

Pra 4 banoret që shkuan në nominim për të shtunën janë, Françeska, Heidi, Roza dhe Erjola.

Teksa banorët e tjerë u pyetën se cilën shikonin më të rrezikuar për të lënë shtëpinë të shtunën një pjesë e mirë e tyre u shprehën për Françeskën.

Mbetet për t’u parë se cila do të lërë garën në “Prime-n” e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *