FOTO/ Në tentativë për të bërë ‘selfie’ nga shkëmbi piktoresk, rrëzohet për vdekje nga 60 metra lartësi modelja

Një estetiste dhe modele në rrjet ka rënë për vdekje nga 60 metra kur humbi ekuilibrin teksa tentonte të bënte foto të vetes nga një shkëmb panoramik, duke shokuar vizitorët e pranishëm. 39 vjeçarja ruse Inessa Polenko, kishte rrëshkitur pasi kaloi një barrierë mbrojtëse dhe humbi ekuilibrin duke rënë në plazhin poshtë shkëmbit Gagry në Abkazi, sipas dëshmitarëve okularë.

Mjekët erdhën me shpejtësi në vendngjarje por e ndjera vdiq pak më vonë në spital prej rënies nga shkëmbi pranë detit të Zi.

Estetistja postonte shpesh në rrjetin Instagram për 9,000 ndjekësit e saj, nga vendndodhje të ndryshme si Dubai, Egjipti apo Krimea.

Estetistja punonte në Moskë dhe në rezortin e njohur rus Sochi, ku dhe jetonte.

Funerali saj do të mbahet sot në Sochi teksa autoritete gjeorgjiane thanë se një hetim po mbahet për rrethanat e vdekjes së vizitores ruse.

Tragjedia vjen megjithë paralajmërime në media për rrezikun e fotove nga pika të larta ose të pasigurta prej humbjes së vëmendjes dhe ekuilibrin që po shkaktojnë plagosje apo vdekje mes njerëzve naivë.

Një studim në Australi bazuar mbi disa studime të shkaqeve të vdekjeve thotë se tentativat e fotove janë një nga shkaqet madhore të vdekjeve aksidentale, me të paktën 500 vdekje të deklaruara në dhjetë vjetët e fundit, nga pakujdesia duke bërë foto në vende të rrezikshme./m.j

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *