Trupat izraelite kanë marrë nën kontroll një kamp refugjatësh pranë qytetit të Gazës, sipas një zëdhënësi ushtarak. Admiral Daniel Hagari tha se forcat kishin përfunduar kontrollin e kampit të refugjatëve Shati dhe po lëviznin lirshëm në qytet.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit publikuan disa imazhe duke pretenduar se tregojnë operacionin në kamp. IDF ka shtrirë kontrollin e saj në të gjithë Gazën veriore gjatë ditëve të fundit, duke pretenduar se ka marrë në kontroll ndërtesat qeveritare.
Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se Hamasi “humbi kontrollin” në Gazën veriore. IDF tha se gjeti armë dhe eliminoi luftëtarët në vendet qeveritare, shkollat dhe ndërtesat e banimit.
Ushtria izraelite gjithashtu ka pretenduar se ka vrarë disa mijëra luftëtarë të Hamasit, duke përfshirë komandantë të rëndësishëm, ndërsa 46 ushtarë të saj janë vrarë në Gaza.