“Ferri për shqipet në Gjermani. Serbia zbulon rivalët, Kroacia kundër Shqipërisë dhe dy gjigandëve.”

Ka përfunduar, në Hamburg, të Gjermanisë shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për fatin tonë të keq, Kombëtarja është pozicionuar në grupin B, ku së bashku me “legjionarët” ndodhen “iberikët” e Spanjës, vendi i 3-të i Botërorit të Katarit, Kroacia, si dhe Italia, kampione e Evropës në fuqi.

Për mediat, pas shortit, disa fjalë i tha edhe “legjenda” italiane e futbollit bëri thirrje që Shqipëria të respektohet pasi do të jetë një problem në grup, teksa shtoi se “legjionarët” tanë kanë treguar shumë vlera.

“Ndeshja e parë ndaj Shqipërisë është stimulus, mendoj se më e drejta është të mos vendosim “karrocën para kuajve”. Shqipëria është në një grup ferri, por duhet respektuar. Besoj se Shqipëria do të jetë problem jo vetëm i Italisë, por edhe Spanjës e Kroacisë.

Nuk mund të bëjmë parashikime nëse një barazim apo humbje ndaj tyre në ndeshjen hapëse mund të ndikojë në rrugëtimin tonë. Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar ato”,- u shpreh ish-kampioni i Botës, me “Të Kaltërit”, në vitin 2006.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *