Darka e fundit/ Detaje të reja për vrasjen e Liridonës, vrasësi i ndoqi në restorantin ku ishte çifti me fëmijët

Naim Murseli, pas planit djallëzor dhe porositësit të vrasësit, e ka nxjerrë familjen e tij së bashku për darkën e fundit. Të mërkurën e kaluar, ai së bashku me Liridonën dhe dy fëmijët e tyre, po darkonin në një restorant në Graçanicë. Nga ana tjetër, ai që ishte paguar për t’i marrë jetën të resë, i ka ndjekur pas  dhe i ka survejuar, madje ka shkuar edhe në oborrin e restorantit.

Siç shkruan sot portali “Indeksonline”, Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të ktheheshin në banesë, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.

Portali Indeksonline shkruan se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *