“Familja ime nuk është e sigurt në Mbretërinë e Bashkuar”, Princi Harry: Nuk ndihemi dot si në shtëpi

Princi Harry ka thënë se fëmijët e tij nuk mund të “ndihen si në shtëpi” në Mbretërinë e Bashkuar, pasi sipas tij aty mungon mbrojtja e nevojshme për familjen e tij.

Duka i Sussex, djali më i vogël i Mbretit Charles III, dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë humbur mbrojtjen e tyre të rregullt nga zbatimi i ligjit pasi vendosën të largohen nga familja mbretërore në vitin 2020 dhe të vendosen në SHBA.

Harry po e kundërshton këtë vendim në gjykatë nga një agjenci e Home Office që tani i siguron atij mbrojtje nga policia. Sot, në ditën e fundit të seancës, e cila filloi të martën me dyer të mbyllura, avokati i Harry-t, Shahid Fatima, lexoi një deklaratë nga princi, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e apelit të tij.

“Mbretëria e Bashkuar është e rëndësishme në historinë e fëmijëve të mi dhe një vend ku do të shpresoja që ata të ndihen si në shtëpi, edhe nëse aktualisht jetojnë në SHBA. Por kjo është e pamundur nëse nuk është e mundur të sigurohet mbrojtja e tyre kur ata janë në tokën britanike”, citohet të ketë thënë Harry.

Reklamo ne TiranaWeb

“Nuk mund ta vë gruan time në atë lloj rreziku, duke pasur parasysh atë që kam kaluar, nuk jam i gatshëm ta vë veten në rrezik të panevojshëm,” ka thënë më tej ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *