EMRI/ Arrestohet një tjetër trafikant shqiptar në kufi për llogari të Italisë

Një tjetër shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane është arrestuar ditën e sotme në Shqipëri.

Gazetari i Vizion Plus, Bepit Kolvata mëson se Andi Hylviu 31-vjeç është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit për llogari të drejtësisë italiane, pasi akuzohet për përfshirje në grup kriminal në fushën e narkotrafikut.

Ndërkohë po vijojnë proceduart për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi:

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i cili akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.   

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në dalje të Shqipërisë, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Itali.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *