“Emigrantët në këmbim të anëtarësimit në BE”, Rama hedh poshtë zërat: Në çfarë bote jetojmë, duhet të

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë për televizionin italian Rai 24 dhe të sqarojë disa nga shqetësimet që kanë italianët, për marrëveshjen me kryeministren Giorgia Meloni, për sjelljen e 36 0000 refugjatëve në Shqipëri, të cilët do të trajtohen dhe rishikohen kërkesat për azil.

I pyetur nga gazetari italian, nëse në këmbëim të kësaj marrëveshjeje, është një anëtarësim më i shpejtë në BE, Rama e mohoi një premtim të tillë.

“Nuk e kemi bërë këtë se Italia do na hapë negociatat. Është qesharake. Ne i kemi hapur negociatat dhe hyrja në BE nuk ndodh kështu. Nuk është se Italia thotë merreni 3 mijë emigrantë dhe ne ju fusim në BE. Në çfarë bote jetojmë? Duhet të jemi më seriozë kur diskutohen këto çështje. Kjo çështje është shumë e komplikuar për mua, nuk gjej ndonjë përgjigje për fluksin e emigrantëve që vijnë nga deti në Itali e duan të futen në BE, askush se ka gjetur zgjidhjen, s’ka asnjë tryezë si ta zgjidhim këtë”, u shpreh kryeministri.

Ai e drejtoi gishtin e përgjegjësisë tek vende të mëdha të unionit, të cilat po përdorin sipas tij, politika diskriminuese për emigrantët.

“Më duhet të them se ka vende europiane që janë të mbyllur për emigrantët që vijnë nga vende ku njerëzit kanë një fe tjetër etj.. Këto vende kanë qenë të paparë për të marrë ukrainas të ikur nga agresoni rus, se janë të bardhë dhe janë kristianë. Ka dhe vende europiane me politikë pa diskrimin për të gjithë pavarësisht ngjyrës e fesë”, tha Rama.

Sipas shefit të qeverisë shqiptare, duhet të gjendjet një vijë e mesme për t’i trajtuar të gjithë si njerëz të barabartë, por nga ana tjetër duhet gjetur rruga europiane për të respektuar të drejtat e çdo njeriu për të pasur një të ardhme, por edhe për të mos lejuar që nga kjo bujari të përfitojnë terroristët apo kriminelët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com