Ekspertiza konfirmon akuzat e familjes dhe fajin e mjekut: 3-vjeçari vdiq nga anestezia

Më në fund është zbuluar ekspertiza për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë në spital pasi iu nënshtrua më herët një ndërhyrje në një klinikë dentare për mbushjen e 14 dhëmbëve.

Në ekspertizën e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, thuhet se i mituri ndërroi jetë nga lënda anestezike, që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë.

Sipas familjarëve, i mituri është ndjerë keq pasi ka dalë nga klinika dhe ka ndërruar jetë i shtuar në spital. Ata kanë akuzuar mjekun se i ka dhënë mbidozë narkoze djalit, duke i shkaktuar atij dhe vdekjen. Ngjarja në fjalë ka sjellë reagim të madh në opinionin publik, ndërkohë që rasti po hetohet.

Ndërkohë, më herët u raportua nga Report TV, se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar riekspertim të shkaqeve të vdekjes së të miturit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com