Bombardimi i përhapur dhe sistematik i banesave dhe infrastrukturës civile në Gaza përbën një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit, sipas një eksperti të pavarur të OKB-së.
Rreth 50 për qind e të gjitha njësive të banimit janë shkatërruar ose dëmtuar në sulmet njëmujore të Izraelit, shkruan Al Jazeera.
Kështu deklaroi Balakrishnan Rajagopal, raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim adekuat.
“Kryerja e armiqësive me njohurinë se ato do të shkatërrojnë dhe dëmtojnë sistematikisht banesat dhe infrastrukturën e civilëve – duke e bërë një qytet të tërë si Qyteti i Gazës të pabanueshëm për civilët – është një krim lufte”, tha Rajagopal.
Kur akte të tilla “drejtohen kundër një popullsie civile, ato gjithashtu përbëjnë krime kundër njerëzimit”.