Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne shkollen e mesme “Hydajet Lezha” ne qytetin e Lezhes. Mesuesja M.P eshte goditur me nje karrige nga nje nxenes brenda mjediseve te shkolles. M.P eshte derguar me ambulance ne spitalin e Lezhes dhe mesohet se ka demtuar krahun nga goditje me karrige.
Nderkohe ne shkolle kane mberritur forcat e policise te cilet kane bere te mundur shoqerimin ne komisariatin e Lezhes te nxenesit te vitit te dyte i cili goditi mesuesen. Eshte e paqarte perse nxenesi ka goditur mesuesen me karrige dhe policia po punon per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje.
Mesimi diten e sotme eshte bojkotuar nga mesuesit per shkak te kesaj ngjarje te rende ndersa diten e neserme pritet qe te zhvillohet nje proteste nga mesuesit lidhur me kete situate te veshtire nga sjellja e nxenesve.