Avokati i Berishës: Po të mos i jepte pronën Jamarbërit, do linte Argitën pa martuar

Genc Gjokutaj, avokati mbrojtës i Sali Berishë përsa i përket çështjes së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, thotë se vendimi i SPAK për masat shtrënguese “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” ndaj Berishës është antikushtetues.

Gjokutaj thotë se sipas akuzave të SPAK, “Berisha ose s’duhej të shkonte në zyrë, ose të linte fëmijët pa martuar”, teksa shprehet se Prokuroria e Posaçme pretendon se Berisha ka përshtatur ligjet dhe aktet sipas interesit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Genc Gjokutaj: SPAK në marrjen e 2 masave shtrënguese, që për mua është e kundraligjshme. Thelbi i kësaj çështje është që Berisha i qëndron kësaj pike sepse një proces antikushtetues dhe i parregullt nuk mund të çojë në një vendim të ligjshëm. Ai nuk mund të shopqërohet forcërisht. Ky është ekzekutimi. Nuk është thirrur për t’u pyetur. Sali Berishës i është cënuar liria. SPAK duhet të ishte drejtuar në Parlament. Edhe heqja dhe kufizimi janë cënimi i lirisë, principi është që deputeti nuk mund ta heqë vetë imunitetin e tij.

Ju, a u njohët me akuzën?

Genc Gjokutaj: Nuk ka akuzë, ai është person nën hetim për “korrupsion pasiv”.

Si bëhet lidhja mes Berishës dhe çështjes Partizani?

Genc Gjokutaj: Këtu ka difekte madhore, është marrë Malltezi me cilësinë e një zyrtari të lartë. Të provohet se ku është pastrimi i produkteve. Ata kanë regjistuar për “korrupsion pasiv”. Kjo vepër penale duhet të provohet.

Cila është akuza kryesore për Berishën sipas SPAK?

Genc Gjokutaj: Ata e kanë regjistruar për “korrupsion pasiv” dhe i thotë që sipas akuzës, ta themi popullorshe, Berisha ose s’duhej të shkonte në zyrë, ose të linte fëmijët pa martuar, sepse thotë që ky ka përshtatur ligjet dhe aktet sipas interesit të Jamarbër Malltezit që po merrej me kompleksin “Partizani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com