EMRAT / Tre të rinjtë drogojnë 26-vjeçaren në Vlorë dhe e përdhunojnë

Një rast tronditës abuzimi seksual ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku viktimë është një 26-vjeçare.

Mësohet se e reja është droguar nga 3 djemtë dhe më pas është abuzuar seksualisht nga të 3 ata. Polica ka arritur të arrestoje dy prej tyre, Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno, ndërsa ka shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com