E rëndë/ Kishte probleme me frymëmarrjen, ndërron jetë sulmuesi 25-vjeçar i Regensburg

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit, në Gjermani, me anësorin e sulmit Agyemang Diawusie, të skuadrës së Kategorisë së Tretës, Regensburg, i cili ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, pas problemeve me frymëmarrjen.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra gjermane, ndërsa në reagim shkruhej se ai ka ndërruar jetë për “shkaqe natyrore”. Ndeshja e tij e fundit ishte më 4 nëntor kundër Mynihut 1860, ku ai u zëvendësua në minutën e 39 pasi kishte probleme në frymëmarrje.

“Kë të martë, Jahn Regensburg mori lajmin e tmerrshëm se futbollisti ynë Agyemang Diawusie ka ndërruar jetë. Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga kjo ngjarje”,– shkroi klubi gjerman për ngjarjen e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *