Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali, ku raportohet se një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri.
Bëhet fjalë për të riun Klaudio Myrtaj, i cili u gjet i pajetë në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.
Sipas medieve italiane, ende nuk është zbardhur dinamika dhe motivi i ngjarjes, ndërkohë autori i krimit është shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve fillestare, i riu është qëlluar me armë zjarri në kokë.
Klaudio Myrtaj kishte mbërritur në Itali rreth dy vite më parë dhe ishte punëtor në kantieret e rrugëve, por vazhdimisht ai punonte edhe me një zejtar vendas.