Një denoncim i rëndë ka mbërritur në policinë e Durrësit. Një 44 vjeçar u arrestua në lagjen nr 15 pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe” thuhet në njoftimin e policisë.