Nëna me zemër në krah të djathtë sjell shëndoshë e mirë në jetë një vajzë

Një grua me sindromën e rrallë Kartagener ka sjellë në jetë vajzën e saj në mënyrë të sigurtë përmes një operacioni cezarian.

Lindje e jashtëzakonshme u regjistrua në Salerno. Në spitalin Ruggi, një paciente me zemër në krahun e djathtë, sindroma Kartagener, lindi në mënyrë të sigurt një vajzë përmes një seksioni cezarian. Sëmundja gjenetike nga e cila vuan gruaja është jashtëzakonisht e rrallë: prek afërsisht një në 20,000 persona në Itali.

Lindja ka ndodhur pa komplikime të theksuara dhe nëna ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme me peshë mbi tre kilogramë. Ky rezultat u bë i mundur falë bashkëpunimit mes mjekëve të Salernos dhe atyre të spitalit Bambino Gesù në Romë, të cilët punuan së bashku për të garantuar sigurinë e nënës dhe të porsalindurit në këtë situatë unike.

“Vendosmëria e nënës dhe aftësia e profesionistëve të Salerno-s kanë dhënë një shembull sesi mjekësia moderne mund të përballet me sfida unike. Është e rëndësishme të nënvizohet se sa përpjekje janë bërë për të garantuar mirëqenien e nënës dhe të porsalindurit”, thekson Dr. Mario Polichetti, kreu i departamentit të shtatzënisë me rrezik të lartë në spitalin Ruggi.

“Rasti i kësaj nëne të guximshme merr një kuptim edhe më të jashtëzakonshëm kur kemi parasysh rrallësinë statistikore të sindromës Kartagener. Një nga njëzet rastet hipotetike që ndodhin në Itali është regjistruar në Salerno”, përfundon Polichetti.

/Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com