Dhunohet drejtori i bankës në Kukës, Policia vë në pranga 41-vjeçarin nga Kosova

Një 41-vjeçar ka dhunuar drejtorin e një banke në Kukës, për arsye që ende nuk dihen. Ka qenë drejtori i bankës që ka bërë kallëzimin në polici, se 41-vjeçari e ka goditur për shkak të detyrës dhe pasi e ka qëlluar me grushte është larguar nga ambientet e bankës.

Policia ka arrestuar 41-vjeçarin, A. M., banues në Prishtinë. Gjatë kontrollit që i është ushtruar në mjetin e tij, policia ka gjetur 16 813 euro pa dokumentacion, të cilat janë sekuestruar bashkë me një mjet prerës dhe disa dokumente

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com