Çmimet e biletave për ndeshjen Real Madrid-Barcelona, në ‘stratosferë’

Bileta më e lirë për ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu të dielën mbrëma kushton 125 euro për vendet e vendosura në rreshtin e 4-të pas të dyja klubeve. Më e shtrenjta, siç raporton gazeta spanjolle “As”, pa marrë parasysh biletat VIP, të cilat kushtojnë 445 euro.

Një fitore për Barcelonën do të mbyllte diferencën me Real Madridin në pesë pikë, me gjashtë ndeshje ende për të mbetur në La Liga. Një ndryshim domethënës, por jo i pakapërcyeshëm. Përkundrazi, një fitore e Real Madridit do ta “çonte” diferencën në 11 pikë, duke lënë tashmë vetëm shpresa “matematikore” për katalanasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *