BMW përfundon në kanal, plagoset çifti në Fier (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur “ Ura e Bacinozit”.

Një automjet tip “BMW” pasi ka humbur kontrollin  ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Burimet paraprake bëjnë me dijë se në automjet po udhëtonte një çift bashkëshortësh të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat policore dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

“Fier/Informacion paraprak, Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *