“Bëjnë kompromise të frikshme”/ Erjola dhe Graciano diskutojnë për banorët

Përpos debateve, mesdita e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, pak orë para “Prime” i është dedikuar edhe bisedave konstruktive. Teksa ndodheshin në oborr, Erjola dhe Graciano kanë analizuar lojën e disa prej banorëve. Sipas Gracianos një prej tyre po mundohet të bëjë çdo gjë dhe të shkelë çdo parim për lojën. Në të njëjtën mendim është edhe Erjola e cila shprehet se disa prej tyre që e konsiderojnë veten lojtarë të fortë “janë kujtuar pas ditësh së 100 të qëndrimit të shtëpi për t’u bërë njerëz”. (lexo këtu)

Pjesë nga biseda:

Graciano: Ai për këtë lojë bën kompromise të frikshme dhe unë kur ja kam thënë i vjen keq. S’tregon shtyllë kurrizore.

Erjola: Po është strategji mo që e ke zgjedhur, s’të vjen mirë po pranoje

Graciano: Pranojë dhe thuaj, jam lojtar dhe do të bëj çdo lloj gjëje dhe s’është gjë e keqe, vazhdo.

Erjola: Janë kujtuar ditën e 100 e ca që të bëhen njerëz. Nga Egla, nga të gjithë.

Graciano: E kupton ti tani? Këto bëjnë sikur s’kanë qenë kështu 90 ditë më përpara. Bëjnë sikur kanë ardhur banorë të rinj. Ti ke qenë ai që u ke shkuar 5 gocave brenda ditës dhe i ke çmendur. Jo mo jo, ky Big Brother nuk është me ditë është rrugëtim, që që nga dita e parë deri në ditën e fundit ti gjykohesh si sillesh, sa koherent je.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *