Aksident pranë Pogradecit: Makina del nga rruga përplaset me barrierat, plagoset shoferja shpëton fëmija

Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit e cila ka qënë së bashku me një fëmijë në makinë. Fatmirësisht gruaja është jashtë rrezikut për jetën ndërsa fëmija nuk ka pësuar lëndime.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit./m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *