Basha në terren pranë qytetarëve dhe sipërmarrësve: Unë dhe PD do të bëjmë gjithçka që të dëgjohet zëri i Shqipër

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar sot takimet në terren me qytetarët dhe sipërmarrësit në zonën e Ali Demit, ku ka diskutuar për shqetësimet dhe problemet që përballen në jetën e tyre.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Partia Demokratike dhe ai personalisht do të bëjë që zëri i shqiptarëve të dëgjohet përmes një politike që kontribuon për të mirën e tyre.

“Tek Ali Demi, Tiranë, pranë qytetarëve dhe sipërmarrësve të vegjël, për të diskutuar me ta për shqetësimet e vështirësitë me të cilat përballen dhe për zgjidhjet që ne ofrojmë.

Sot kemi dy Shqipëri, ajo e shumicës së ndershme të qytetarëve, që përballen çdo ditë me një realitet të hidhur ekonomik dhe social, dhe një Shqipëri tjetër, e mbyllur në godinat e pushtetit, që dëgjon vetëm veten në teatrin e përditshëm të halleve të politikanëve.

Unë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë do të bëjmë gjithçka që të dëgjohet zëri i Shqipërisë normale, përmes një politike që është vetëm në shërbim të njerëzve#partiademokratike #nëshërbimintuaj”,shkrruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com