Shpërthimet vullkanike ‘krijojnë’ ishullin e ri në Paqësor

Një ishull i vogël u formua pas një sërë shpërthimesh vullkanike nënujore që filluan në tetor pranë ishullit japonez të Iwoto, 1200 kilometra në jug të Tokios.

Shkencëtarët japonezë kanë konfirmuar se shpërthimet freatomagmatike, një lloj shpërthimi që rezulton nga ndërveprimi i magmës me ujin, ndodhën rreth një kilometër larg nga Iguto, duke formuar një ishull rreth 100 metra në diametër.

Iwoto njihej më parë si Iwo Jima, por u riemërua nga autoritetet japoneze në vitin 2007. Ky është një nga 111 vullkanet aktive të Japonisë, i vendosur pranë një ishulli tjetër të ri që u formua pas një shpërthimi në 2021.

Agjencia meteorologjike e Japonisë tha se shpërthime të ngjashme ishin parë pranë Igoto vitin e kaluar midis korrikut dhe dhjetorit dhe këtë vit në qershor.

Ishulli i ri, sipas shkencëtarëve japonezë, mund të rritet dhe të ndryshojë formë nëse shpërthimet vazhdojnë, por gjithashtu mund të zhduket. Ishujt u formuan në mënyrë të ngjashme në zonë në 1904, 1914 dhe 1986, por të gjithë u zhdukën për shkak të erozionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com