Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur një padi SPAK ndaj gjyqtares që po shqyrton çështjen e tij, Irena Gjoka.
Në fjalën e tij, avokati mbrojtës Genc Gjokutaj tha se ato kanë kërkuar në gjykatë përjashtimin e saj nga seanca.
“Nga Berisha është bërë në SPAK për gjyqtare për shkelje të detyrës dhe kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e saj, ne jemi për një mbrojtje efektive”, tha Gjokutaj.